Bota

Francë/ Fillon Gjyqi i Korsikës për vrasjen që nxiti lëvizjen feministe


The Guardian

Një burrë nё Korsikё ka dalë në gjyq pasi akuzohet për vrasjen e ish-partneres së tij. Pas krimit, pati një fushatë globale feministe.

Vdekja e Julie Douib në mars tё vitit 2019 nxori në pah shkallën e vrasjeve tё kёtij lloji në Francë dhe çoi në një lëvizje tё grave, duke marshuar dhe demonstratave.

Në muajt para se të vritej, Douib 34 vjeç kishte bërë gjashtë ankesa zyrtare ligjore lidhur me sjelljen e babait të dy fëmijëve të saj.

Gjithashtu e kishte raportuar atë në polici në disa raste të tjera.

Bruno Garcia-Cruciani, 44 vjeç pretendohet se e qëlloi atë me një pistoletë Glock. Mё pas u vetёdorëzua në polici.

I akuzuari, i cili u paraqit në gjykatë me kokën e rruar, i veshur me xhinse, një bluzë dhe një maskë të zezë, akuzohet për vrasje dhe mund tё përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet.

Prokuroria tha se Garcia-Cruciani u kishte thënë hetuesve se kishte shkuar në shtëpinë e Douib, me një armë.

Ai tha se kishte gjashtё muaj qё ishte ndarё nga Douib dhe deklaroi se akti nuk ishte i paramenduar.

Ishte vrasja e 30-të e një gruaje nga një partner ose ish-partner në vitin 2019 nё Francё.

Ajo shkaktoi zemërim të gjerë kur u zbulua se Douib kishte shkuar në polici.

Më pas, ministrja e atëhershme e barazisë, Marlène Schiappa, pranoi se Douib “nuk ishte i mbrojtur mjaftueshëm”.

Avokati i Garcia-Cruciani, Camille Radot, tha se klienti i tij duhet të gjykohet për atë që kishte bërë dhe jo si simbol i dhunës ndaj grave dhe vajzave në Francë.

“Ai nuk duhet të mbahet përgjegjës për të gjitha vrasjet që ndodhin. Një gjyq nuk është një vend për politikë apo aktivizëm”, tha ai.

“Ajo që ai ka bërë, është e tmerrshme dhe ne do të shohim në këtë proces, se si arritёm kёtu.

Ai e di se çfarë ka bërë, e pranon, pendohet. Ai nuk dëshiron të dënohet për të gjitha krimet e kryera ndaj grave në Francë”.

Gjyqi vazhdon deri më 16 qershor.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur nga The Guardian për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore