Teknologji

Francë, dyshja Carrefour-Deliveroo së bashku


Rrjeti evropian i supermarketeve, Carrefour dhe shpërndarësi Deliveroo, kanë deklaruar se po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në Francë për të dërguar ushqime në shtëpitë e klientëve në më pak se 30 minuta.

Aktualisht, shërbimi është i disponueshëm në Belgjikë, Itali dhe Spanjë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se gjatë periudhës së pandemisë, firmat e shitjes me pakicë kanë bashkuar gjithnjë e më shumë forcat për t’ju ardhur në ndihmë klientëve të tyre që për shkak të kufizimeve u duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Carrefour-it. Vitin e kaluar, arriti një marrëveshje me Uber Eats për shpërndarjen nëpër shtëpi në Francë dhe në Belgjikë. Njëkohësisht, duke ofruar edhe shërbimin 30 minutësh të dërgesave në shtëpi.

Për sa i përket dyshes Carrefour-Deliveroo, pritet që shërbimi i tyre i përbashkët të nisë gjatë javës së ardhshme në Francë dhe më së pari në Paris.

Mirëpo, planet nuk mbyllen këtu. Pritet që shërbimi të shtrihet edhe në 10 qytete të tjera kryesore gjatë muajve të ardhshëm.

Lidhur me ecurinë, në Belgjikë ritmet e shtrirjes së shërbimit janë të larta. Në Itali shërbimi është shtrirë në 50 qytete, ndërsa në Spanjë, Carrefour dhe Deliveroo, kanë qenë në partneritet që prej pranverës së vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore