Lajme

Fotografitë më të mira të vitit 2021 dhe tregimet prapa tyre


Fotografët që shkrepën imazhet më mahnitëse të vitit – duke kapur gjithçka, nga fuqia e tmerrshme e natyrës deri te kostoja njerëzore e luftës dhe Covid-it – kujtojnë se si janë realizuar dhe çfarë na thonë

23 prill. Po qëndroja në periferi të Mumbai-t kur u lajmërua se shpërtheu një zjarr në njërin nga spitalet që trajtonte pacientët me Kovid. Nxitova për atje për të bartur pacientët në spitalet tjera; më thanë se më shumë se 10 njerëz kishin vdekur si rezultat i zjarrit.

Funerali ishte i tmerrshëm. Ishin 10 deri në 12 viktima nga Kovidi në funeral me familjarët e tyre përreth, shumica prej tyre në lotë. Të ballafaqohesh me ndjenjat e familjarëve që kanë humbur të dashurit është gjëja më e vështirë për një foto-gazetar që mbulon ngjarje të këtilla.

Funerali i viktimave të Kovodit në Mumbai

Punëtorët civilë, sikur ky njeri në foto, kishin një rol tejet të rëndësishëm gjatë Kovidit – ishin të vetmit njerëz të lejuar për të performuar ritet e fundit. Gjë për t’u pikëlluar, nuk kishte mjaftueshëm mantele mbrojtëse (PPE) për familjarët që të mund të hynin në hapësirën e funeralit ose të preknin trupat e familjarëve të tyre të vdekur.

Këtë foto e kam shumë afër zemrës; kam parë shumë trupa të vdekur viteve të fundit, por është e vështirë të fotografosh impaktin që ajo ka pasur në mua, e lëre më të njerëzve që kanë humbur familjarët. Mendoj se të shohësh një njeri në mantel mbrojtës  që ec sombrisht mes zjarreve të funeralit.

Tunizianët në pritje të ndihmës në një varkë druri, Lampedusa, Itali

25 korrik. Po lundronim në ujëra ndërkombëtar në jug të ishullit Lampedusa kur dëgjuam peshkatarë duke thirrur përmes radios, që thonin se 17 njerëz kishin mbetur në ujë dhe thërrisnin dëshpërimisht për ndihmë.

Gjëja më e vështirë kur punon në det është të punosh në operacione shpëtuese. Rruga detare që lidh Libinë me Italinë është njëra prej më vdekjeprurëse në botë. Je midis asgjësë, që mund të jetë shumë sfiduese, veçanërisht gjatë netëve. Por kur ke fat dhe ke mjaftueshëm dritë, ose hënë të plotë, ke mundësi të tregosh se sa të vetmueshme janë këto kalime.

Shqetësohem se nuk është gjithmonë e dukshme se sa të skajshme janë këto situata. Njerëzit kanë parë fotografi të refugjatëve duke u mbytur në Mesdhe; të gjithë e dinë se kjo gjë po ndodh. Kështu që qëllimi është të nxjerrësh fotografi që e tregojnë më mirë intenzitetin e përjetimeve të tyre. AM

Kim Kardashian në Met Gala, New York

13 shtator. Isha duke e mbuluar Met Gala-n qe shumë vite. Është gjithmonë skenë bizare. Cilido tepi i kuq është interesant, por është një përzierje e çuditshme njerëzish: biznesmenë, yje të muzikës, filmit. Ka një cilësi energjike në tërë këtë gjë që nënkupton se mund të gjesh dy të famshëm krejtësisht të rëndomt që qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

Kjo është një fotografi qesharake, në disa mënyra. Të dalësh me këtë kostum, plotësisht të mbuluar në zi, tregon se sa të famshmit janë një grumbullim i çuditshëm. Natyrisht, ka plot kostume të çuditshme në Met Gala – ka procesione të gjata kostumesh të çmendura dhe të famshmit që tentojnë ta kapërcejnë njëri-tjetrin. Por të mbulohesh tërësisht në zi ishte gjë ndryshe që më morri vëmendjen. Diçka vërtet e çuditshme, ose vërtet seksi, është pothuajse më e zakonshme.

Kim Kardashian gjithmonë ka interesimin e njerëzve. Është më shumë për atë se çfarë ajo vendos të bëjë në momente.

Shtëpi e mbuluar me hi në La Palma

30 tetor. Herën e parë që isha në La Palma për të mbuluar shpërthimin e vullkanit Cumbre Vieja, zona e rrethuar ishte ruajtur nga policia, dhe nuk mundja të afrohesha. Kjo foto u nxorr në udhëtimin tim të dytë. Synimi im i parë ishte të ecja në këmbë, por nuk ishte e mundur, për shkak të gurëve të nxehtë të rënë nga vullkani. Nëse përdor dron mund të duket tejet impersonaë, por ndonjëherë vetëm këtë mundësi ke – e vetmja mënyrë që të kapësh madhësinë e tragjedisë.

Vullkani vazhdoi të emetojë sasi të mëdha të magmës dhe hirit për më shumë se një muaj pas shpërthimit. Pash shumë shtëpi të mbuluara krejtësisht, por kjo ishte virtualisht më afektuese, për arsye se shtëpia është aq e izoluarl. Është një snanpshot tejet i pastër të shkatërrimit që solli vullkani. Shtëpia megjithatë ende qëndron.

Një murgeshë lutet së bashku me policinë në Myitkyina

8 mars. Duke qenë de fakto lider i Maynmar-it pasi fitoi bindshëm zgjedhjet në nëntor të vitit 2015 dhe pasi mori roli e këshilltarit të shtetit në prill 2016-tës, Aung San suu Kyi u depozua nga një puq ushtarak më 1 shkurt. Në protestat rezultuese, qindra njerëz, përfshirë edhe dhjetëra fëmijë, u vranë nga forcat e sigurisë. Kjo fotografi, prej një fotografi që panjohur, tregon një murgeshë në pjesën veriore të qytetit të Myitkyina duke kundërshtuar me policinë në mes të trazirave.

Ekipi i varrimit indenozian në Yogyakarta, Java

12 gusht. Në korrik dhe gusht, Indenozia ishte në betejën kundër shpërthimit të pandemisë. Kisha idenë të fotografoja një ekip varrimi për të treguar se si protokollet e Kovidit po ndikonin në secilin aspekt të jetës në Indonezi. Yogyakarta ishte goditur veçanërisht keq nga varianti Delta; dëgjoje sirena ambulance kudo që shkoje dhe ekipe të varrimit është në rend të parë. Ata duhet të merren me situatën e njerëzve që shkojnë në spital dhe nuk dalin gjallë nga aty.

Isha në spital kur, rreth orës 11, mora telefonatën që të vishja kostumin hazmat dhe të nisesha për në varrezë. Protokollet e Kovidit thonin se njerëzit duhet të ishin të largët nga familjet e tyre në momentet e tyre të fundit. Ishte shumë pikëlluese të shihje familje duke u lutur jashtë varrezave, duke e ditur që varrimi i të dashurve të tyre po liheshin në duart e një ekipi të huajsh në kostume hazmati.

Tom Daley duke i shkurtuar thojnët në finalen e lojërave Olimpike.

7 gusht. Tom-in e kam fotografuar që nga viti 2008 në Beijing. Është shumë kënaqësi ta fotografosh atë.

Kjo është nxjerrur pak para finales së 10 metërshit në lojërat olimpike. Me prokollet e Kovidit, nuk kishte kohë të mjaftueshme të kthehesh dhe të rehatohesh në fshatin olimpik, kështu që gjeti një kënd të qetë afër pishinës, praktikisht nën të, dhe nisi prerjen e thonjëve.

Pasi që ai s’ka fanelë veshur e bën fotografinë të mirë, për shkak të kontrastit që i jep mashkulloritetit – barku dhe fiziku i atletit – dhe sa i relaksuar duket ai. Thjesht mendova se ishte një moment i mirë, jo domosdoshmërisht tani për tani, por për të parë pas 20 ose 30 vjetësh.

Ishte Olimpiadë mjaft e çuditshme, për shkak të Kovidit, por që një atlet të fillonte të pret thonjët në mes të një gare olimpike ishte vërtet unike. Është shumë në përputhje me atë se kush është ai, gjë që është e lezetshme. Duke parë mbrapa, njerëzit ndoshta e mbajnë mend më mirë të gjithë punën e prerjes së thonjëve sesa medaljet që ka fituar.

Një turmë përpiqet të shkelë Kapitolin e SHBA, Uashington DC // Victor J Blue/Bloomberg

Më 6 janar kisha mbuluar një seri mitingjesh të mëdha në DC rreth fushatës së Trumpit Stop the Steal. Nga 6 janari, të gjithë ishim të përgatitur për dhunë në të gjithë qytetin, kryesisht nga grupet e djathta ekstreme ose fashiste, por kushdo që thotë se e dinte se çfarë do të ndodhte, gënjen.

Trump doli në skenë nbi turmën, por pas 10 ose 15 minutash njerëzit filluan të largoheshin dhe të marshonin deri në Pensilvania Avenue. Ndoshta ata sapo i kishin dëgjuar të gjitha më parë, por unë e ndjeva shumë fort se duhej të isha në krye të atij grupi.

Kjo foto është bërë në fund të trazirave, menjëherë pasi ata kishin shkelur Kongresin. Unë kisha qenë tashmë brenda me rebelët dhe isha shumë afër vrasjes së Ashli ​​Babbitt nga një oficer policie i Kapitolit.

Kongresi i SHBA është një ndërtesë e madhe dhe ndoshta 2000 protestues u përpoqën të thyenin një sërë dyersh prej druri dhe të hynin sërish në ndërtesë. Njësive të policisë brenda ndërtesës u kishte mbaruar irrituesi kimik që përdorin për kontrollin e turmës dhe kishin përdorur spërkatjen e aparateve të zjarrit nga dyert. Kjo ishte kur një protestues qëndroi në hyrje, duke përhapur krahët në triumf, pothuajse si për të festuar fitoren e Trump në atë moment.

Policia arreston një grua ndërsa njerëzit mblidhen pas rrëmbimit dhe vrasjes së Sarah Everard, Clapham Common, Londër // Hannah McKay/Reuters

13 mars. Ndonjëherë Londrës mund t’i mungojë ndjenjat komunitare – ju nuk i njihni fqinjët tuaj –  kështu që duke parë kaq shumë njerëz, veçanërisht femra të reja, e duan këtë grua, të cilën asnjëra prej tyre nuk e njihte, shtoi me të vërtetë ndjenjën e emocionit atë ditë. Kishte shumë të qara.

Kishte një grup të vogël protestuesish që iu drejtuan qindra njerëzve nga banda. Ndërsa ishte ende gjatë kufizimeve të Covid, policia përfundimisht mbërriti për t’i dhënë fund tubimit, por shumë ishin të vendosur të vazhdonin të bënin nderimet e tyre. Ajo kaloi nga një skenë reflektuese, emocionale në një skenë të zemëruar. Në atë moment policia dhe protestuesit u përplasën.

Isha në qendër të tribunës kur policia filloi të arrestonte protestuesit. Pati një zhurmë dhe nuk e kam idenë se si Patsy Stevenson u detyrua të rrëzohej përtokë, por unë kam fotografi të saj në dysheme, me fytyrë poshtë me duart pas shpine.

Njerëzit kanë thënë se duket si një pikturë – ajo duket kaq e mahnitshme me lëkurën e saj të zbehtë dhe flokët e kuq – por ishte e zezë dhe unë nuk mund të përdorja blic për shkak të xhaketave të policisë hi-vis. Ka të gjitha llojet e fatit të përfshirë në elementët që bashkohen në këtë imazh.

Mendoj se fotografia e një protestuese të vetme femër e frenuar nga oficerë policie meshkuj pa fytyrë ndihmoi për ta çuar historinë në një pikë diskutimi; u bë simbol i zemërimit.

Një peshkatar ushqen balenat dhe peshkaqenët në Tan-Awan, Filipine

30 shtator. Mendoja se ishte tejet interesante të eksploroja se si masat kufizuese po afektonin marrëdhëniet në Tan-Awan, në qytetat në Filipine, me speciet në zhdukje.

Të jetosh në Filipine, shpesh jeni dëshmitar i tensioneve mes ruajtjes së botës së egër dhe komuniteteve lokale. Të ushqesh peshkaqenët balenë ka impakt në ushqyeshmërinë e tyre dhe paternat migruese, ndërsa peshkaqenët kanë abrazion nga notimi tepër afër varkave. Por mundësua të notosh me peshqit më të mëdhenj në botë afron turistët në qytet. Këta peshkatarë nuk do ta bënin këtë po të kishin mundësi më premtuese ekonomike, këshu që nuk e konsideroj të ligë këtë praktikë komunitare të tyre.

Po notoja me kamerë, duke e vendosur atë lartë dhe poshtë ujit dhe fotografoja aq më gjerë sa mundja. Për të kapur peshkaqenin në tërësi, duhet të jesh në distancë të mjaftueshme, por jo aq larg sa të sakrifikosh pamjen. Për mua fotografimi nënujor është tejet sfidues – bota është aq ndryshe poshtë sipërfaqes. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të kisha peshkaqenin dhe ujin në të njëjtën kornizë, pasi që kjo fotografi është një ndërlidhje tejet komplekse.

Turistë shohin shpërthimin e vullkanit, Islandë,

9 prill. Kjo fotografi u nxorr kur nisi të formohej krateri i dytë. Më herët gjatë ditës, isha zënë brenda një stuhie bore masive dhe brengosesha së nuk do të arrija ta fotografoja atë. Por vendosa që të pres në rast se ndalet bora; kurrë nuk mund t’i zëshë besë motit në Islandë.

Ishte e çuditshme t’i shihje njerëzit aq afër saj. Mund të jetë shumë e rrezikshme, kryesisht për shkak të gazit, më shumë se sa prej llavës – nëse era ndryshon drejtim, njerëzit mund të sëmuren skajshmërisht shumë. Aty ishte një adoloshent që regjistronte video për në TikTok duke kërcyer afër pesë metra larg. Ishte prej atyre momenteve therrëse kur fotografon diçka me vërtetë surreale.

Krateri që mund ta shihni në foto u shua brenda disa ditëve, por disa prej të tjerave u formuan nga ky krater muajve të fundit. Kjo këtu është më fotogjenikja, sidoqoftë. Mendoj se është e bukur.

Momentet e fundit të një gorille mali e mbetur jetim.

21 shtator. Kam punuar me këto gorilla për kohë të gjatë, isha në Republikën Demokratike të Kongos në 2007-tën, duke bërë një storje se si një grup gjuetarësh kishin shkuar në jug të Afrikës për trajnime paramilitare, për të luftuar me polici të shumta që operonin në atë park. Tri ditë në atë detyrë, dëgjuam se një grup gorillash tejet të rrezikuara ishin vrarë. Që atëherë, kthehem në këtë park në baza të rregullta.

Në shtator, isha i përqendruar të dokumentoja një operaccion për të qartësuar grupin e militantëve në park. Derisa qëndroja aty, Ndakasi nuk ndihej mirë. Shkova të mbuloj procedurën mjekësore me të cilën po e trajtonin. Kur doli nga anestezioni, kujdestari i saj, Andre Bauma, dhe dy veterinarë po kujdeseshin për rekuperiminj e saj. Pas kësaj, ajo ishte shumë e dobët dhe u zvarrit në prehërin e Andres. Ishte krejtësisht mbi të, sikurse një bebe. Ishte shumë fëmijërore. Parku e dinte që ishte e sëmurë, dhe shpresonte të shërohej. Pastaj gjërat ndërruan.

Ishte shumë e errët. Kur ishte e qartë se çfarë po ngjante, i nxora këto fotrografi dhe u largova, sepse u bë moment tejet personal mes saj dhe Andres. Ishte e vetmja gorillë që mbijetoi masakrës së 2007-tës. Ajo ishte foshnje dhe ende ishte në qumsht. Ishte edhe ftohtë dhe foshnjet mund të vdesin nga ekspozimi shumë herët. Në atë ditë, Andre u bë kujdestari i saj. Tregimi është se ai e mbuloi në fanelën e tij për ta mbajtur ngrohtë, dhe eci rreth katër milje përgjatë zonës së rrezikshme. Është një cikël i caktuar se si vdiq ajo, afër me të, përsëri në krahët e tij.

Një vajzë brenda shtëpisë së saj të shkatërruar, Gaza

24 maj. Isha i angazhuar nga Getty Images atë ditë për të mbuluar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. U nisa drejt për në Beit Hanoun, lagja që ishte goditur më së shumti në kohën kur familjet ishin brenda shtëpive.

I vizitova të gjitha familjet aty, dëgjova rrëfimet e tyre dhe u futa brenda shtëpive të rrënuara, përfshirë shtëpinë e Raghad Naseer. Raghad më shoqëroi nga një dhom në tjetrën, teksa mbante në duart arushin e saj. E pyeta për dhomën e saj, dhe ajo më përcolli.

Tërë kohën ishte e qetë, me shenja tronditje dhe pikëllimi në fytyrë. Qëndronte në dhomë në heshtje të plotë, duke kontempluara atë çfarë kishte ndodhur në lagje përmes murit të shkatërruar, sikurse nuk e kuptonte. Ta shihke Raghad-en në këtë gjendje ishte shumë e dhimbshme. Në këtë fotografi, ajo po shprehte ndjenjat e të gjithë rezidentëve të lagjes. Është përmbledhje e gjithë asaj çfarë ka ndodhur.

E vizitova Raghad-en përsëri këtë muaj. Ajo dhe familja e saj u desh të largoheshin nga lagja dhe morrën me qira në shtëpi të vogël larg nga aty. Raghad the vëllezërit dhe motrat kishin vuajtur dëm të madh psiçik nga ajo çfarë kishte ndodhur; ishin të nervouzar që kishin humbur shtëpinë dhe për ndarjen nga fqinjët. Kjo fotografi më bëri të mendoj: edhe shtëpia ime mund të kishte qenë kjo dhe do të kisa jetuar me të njëjtën ndjenjë. I shoh njerëzit në Beit Hanoun dhe mendoj se sa të fortë që janë.

Luftëtarët talebanë në Aeroportin Ndërkombëtar, Hamid Karzai, recitojnë lutje

28 gusht. Kjo u shkrep disa javë pas rënies së Kabullit. Jashtë aeroportit, ishte kaos i plotë; dukej se të gjithë po provonin të futeshin brenda. Vetëm para pak orëve, ISKP kishte vrarë qindra njerëz.

Këta burra janë forca speciale që janë dërguar për të siguruar aeroportin. Ishte shumë e vështirë të hyje, dhe në përpjekjet paraprake, ose isha kthyer mbrapa ose më kishin rrahur. Por, atë ditë isha i vendosur se do të futem. Kur ra nata, ja dola të futem, para se t’ua shpjegoja ushtarëve talebanë se më duheshin vetëm disa fotografi të tyre brenda portave.

Njëri, ai që shihet duket udhëhequr lutjet, nisi të flet anglisht; më tha se mundem të nxjerr fotografi pas luatjeve. E pyeta nëse mundem gjatë lutjeve. Duke parë ushtarët të luten me armët e tyre moderne, uniformat dhe helmetat dukej si një enkapsulim i asaj se sio talebanët ia kishin dalur të kalonin nga forcë këmbësore në operacione moderne ushtarake.

Ky imazh është me rëndësi për mua personalisht, sepse ka përligjur vendimin tim që të qëndroj edhe gjatë gushtit. Ishte bast, sepse ne e dinim që gjërat do të ishin të paparashikueshme kur talebanët të marrin pushtetin, por ndjeja se duhet të isha aty që të dokumentoj fundit e luftës globale mbi terorrin, terrorin ashtu siç e dimë.

Migranti duke u ngushëlluar nga anëtarja e Kryqit të Kuq spanjoll

18 maj, Kjo foto u nxorr në Ceuta, njëra nga dy ekslavat spanjoshe në kufi me Marokon dhe bregun e Mesdheut me Afrikën. Duke qenë se politikisht i bie që është në Evropë, është një rrugë e vjetër për të hyrë në Evropë.

Ky njeri erdhi me vëllaun e tij, i cili mbeti pa vetëdije. Ai nisi të frikësohej, i frikësuar se shoku i tij po vdiste. Një anëtare e Kryqit të Kuq e ngushëlloi, duke i thënë se gjithçka do shkonte mirë. Ishte një nga ata momente; nuk kishte zgjidhje tjetër pos të kollapsonte, jo vetëm për shkak të situatës tragjike, por për shkak edhe të peshës së gjithçkaje që kishin përjeuar gjatë tërë javëve të kaluara.

Shumicën e kohës, migrantët që vinë nuk marrin as ndihmë as vëmendje – ishte madhështore të kapja këtë moment të lidhjes origjinale mes dy qenieve njerëzore, pavarësisht nga prapavijat ose fetë e tyre.

Një kalë i ngrerë në ajr nga ushtria zvicrane.

9 prill. Më thanë se shërbimi veterinar i ushtrisë zvicerane po kryente teste dhe kishte zëra se kjo do të shfaqte kuajt që do të transportoheshin me helikopter. Nuk e kisha idenë se si do të funksiononte, por dyshova se mund të krijonte një foto të bukur.

Kuajt janë të qetësuar dhe e kanë fytyrën të mbuluar përpara se të ngjiten në helikopter. Trupat e tyre janë gjithashtu të mbështjellë, pasi atje lart bën shumë ftohtë.

Nuk mund ta përfshija helikopterin në foto, pasi kablloja ishte shumë e gjatë – gati 30 metra – por mendoj se i jep fotografisë një ajër surreal, thjesht duke parë një kalë të varur ashtu. Është një imazh shumë i çuditshëm. Mendoj se është përmirësuar duke mos pasur kontekstin e helikopterit.

Kuajt transportohen në distanca mjaft të gjata, shpesh për më shumë se gjysmë ore. Ajo që më pëlqen shumë në këtë foto është se ju mund të shihni lëvizjen e kalit – pothuajse mund ta ndjeni atë duke u lëkundur në erë. JAM

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore