Stil

Fotografia e Loredanës shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square


Loredana ne billboardin e Time Square

Për rep-artisten e njohur kosovare Loredana Zefin, sukseset nuk kanë të ndalur.

Së fundmi në sheshin e qytetit të New York-ut, në ekranin gjigant të ‘Times Square’ është shfaqur fotografia e saj.

Këtë e ka bërë të ditur “Spotify” përmes një postimi në Instagram, të cilin as vet reperja nuk ka hezituar ta ndajë me fansat ne rrjetet e saj sociale.

Gjithsesi, për këngëtaren e hitit “Genick” nuk është hera e parë që ekspozohet në ekrane të mëdha.

Në shtator të vitit të kaluar suksesi i albumit “No Rich Parents”, i publikuar nga ish-çifti i famshëm i estradës, Loredana dhe Mozzik, pati bërë jehonë edhe jashtë trojeve shqiptare, duke bërë kështu që në Gjermani të promovohet në ‘billboardet’’ e qyteteve kryesore të këtij vendi.

Theksojmë se Loredana me mbi 3 milionë ndjekës mbetet një nga artiset shqiptare më të ndjekura në Instagram.

Ritëm të njëjtë kanë edhe me sukseset e këngëve, të cilat përherë marrim miliona klikime në platformën, YouTube, dhe me shpejtësi shndërrohen në hite.

Muajin e kaluar, ajo ka publikuar këngën “Heart attack” në bashkëpunim me rep-artistin shqiptar Noizyn, e cila pos që u pëlqye shumë nga audienca e tyre arriti të grumbulloi plot 22 milionë klikime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore