![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/07/Pamja-e-ekranit-2023-07-23-170019.png)
Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1.
Gara, e zhvilluar të dielën ishte emocionuese, derisa për Red Bullin ishte një rekord, të cilët arritën triumfin e 12-të radhazi.
Ndërsa Verstappen u ngjit në majat e suksesit, Lando Norris i McLaren, doli nënkampion për të dytën garë radhazi.
Pavarësisht se bëri një përpjekje të guximshme, ai përfundoi 33.7 sekonda larg nga Verstappen.
The points scorers at the Hungaroring 👀#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/1967g1AXcO
— Formula 1 (@F1) July 23, 2023
Ndërkohë, shoku i skuadrës dhe pretendenti më i afërt i Verstappen në garën për titull, Sergio Perez, demonstroi aftësitë dhe përvojën e tij duke siguruar vendin e tretë në podium.
Në vendin e katërt doli Lewis Hamilton, derisa në të pestin u rendit piloti australian, Oscar Piastri.
12 fitoret e njëpasnjëshme të Red Bullit thyen një rekord të mëparshëm që mbahej prej 11 fitoresh radhazi nga dyshja legjendare e McLaren në vitin 1998: Alain Prost dhe Ayrton Senna.
Ndërkohë, për pilotin holandez ky ishte triumfi i shtatë radhazi dhe ai është afër thyerjes së rekordit prej nëntë fitoresh që mbahet nga Sebastian Vettel.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com