Sport

Formula 1: ‘Mbreti i aerodinamikës’ zyrtarizohet te ekipi i ri pas largimit nga Red Bull


Adrian Newey

Dizajneri i Formula 1, Adrian Newey (65 vjeç) do t’i bashkohet Aston Martin-it më 1 mars të vitit të ardhshëm si menaxher teknik dhe gjithashtu do të bëhet aksioner në ekipin me bazë në Silverstone, njoftuan ata të martën.

Newey tha në maj se po largohej nga kampionët e Red Bull-it në kërkim të sfidave të reja.

Sezoni i vitit 2025 do të fillojë më 16 mars me Çmimin e Madh të Australisë në Melburn dhe është kampionati i fundit përpara se sporti të hyjë në një epokë të re motorike dhe rinovim të rregullave të mëdha në 2026.

Makinat e dizenjuara nga britaniku kanë fituar 25 kampionate shoferësh dhe konstruktorësh për Williams, McLaren dhe Red Bull.

Red Bull i tij 2023 ishte makina më dominuese në historinë e sportit me 21 fitore nga 22 gara.

Newey u kërkua gjithashtu nga ekipet rivale, duke përfshirë pretendentët për titull Ferrari dhe McLaren.

Nuk u dhanë detaje për pagën apo aksionet e tij, por raportet e mediave kanë treguar se Newey do të paguhet rreth 20 milionë paundë në vit.

Në pronësi të kanadezit Lawrence Stroll, skuadra e Aston Martin ka si shoferë kampionin e dyfishtë botëror, 43-vjeçarin Fernando Alonso dhe djalin e Stroll, Lance dhe një plan ambicioz për të arritur në majë.

“Jam i emocionuar që do t’i bashkohem ekipit të Aston Martin Aramco Formula 1”, tha Newey në një deklaratë.

“Lawrence është i vendosur të krijojë një skuadër të forte. Ata kanë të gjitha pjesët kyçe të infrastrukturës që nevojiten për ta bërë Aston Martin-in një ekip fitues të kampionatit botëror dhe unë mezi pres të ndihmoj në arritjen e këtij qëllimi”, tha ai ndër të tjera.

Newey i tha “BBC”-së vitin e kaluar se i vinte keq që nuk kishte punuar kurrë me Alonso-n.

Lawrence Stroll ka shpenzuar shumë për ekipin.

Ish-kreu i motorëve të Mercedes-it, Andy Cowell, u shpall në korrik si shefi i ri ekzekutiv, duke zëvendësuar ish-shefin e McLaren, Martin Whitmarsh. Aston ka rekrutuar edhe ish-drejtorin teknik të Ferrarit, Enrico Cardile.

Aston Martin, aktualisht i pesti në renditje, po fillon një partneritet të ri ekskluziv me Honda, furnizuesi aktual i motorëve të Red Bull, nga viti 2026.

Red Bull konfirmon largimin e legjendës, Newey nga ekipi

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore