Lajme

Formohet qeveria e re në Japoni


Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka riorganizuar qeverinë e tij në një përpjekje për të frenuar një rënie të mbështetjes publike dhe për të ndërprerë çdo lidhje të dyshimtë me një grup fetar që është vënë në qendër të vëmendjes nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “Kyodo News”.

Kishida shpreson se riorganizimi i kabinetit do të ndihmojë në përballimin e atyre që ai i quajti “sfidat më të mëdha të epokës së pasluftës”.

Kjo, nga pandemia COVID-19 dhe inflacioni deri te lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe tensionet e rritura mbi Tajvanin, raportoi Kyodo.

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë Hirokazu Matsuno njoftoi përbërjen e re të qeverisë.

Ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi, Ministri i Financave Shunichi Suzuki dhe Ministri i Rimëkëmbjes Ekonomike Daishiro Yamagiva raportohet se kanë mbetur në postet e tyre.

Yasukazu Hamada u bë ministër i mbrojtjes i vendit.

Yasutoshi Nishimura, dikur Ministër i Zhvillimit Ekonomik, u emërua Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Nishimura do të jetë gjithashtu përgjegjës për marrëdhëniet ekonomike të vendit me Federatën Ruse.

E gjithë qeveria e Japonisë ka dhënë dorëheqjen përpara një riorganizimi të kabinetit.

Kishida fillimisht planifikoi të riorganizonte qeverinë në fillim të shtatorit, por ndryshoi mendje për shkak të rënies së mbështetjes popullore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore