Formacionet zyrtare, Portugali – Gjermani

SHFLETO
Ardit Lipa
19.06.2021 17:07
Loading Icons...

Barazimi i Francës përballë Hungarisë ka hapur gjithçka në grupi F.

Deri sa francezët nuk arritën të sigurojnë kualifikimin, këtë gjë do të tentojnë ta bëjnë portugezët.

Në “Allianz Arena”, ata përballen me Gjermaninë.

Gjermanisë i duhen pikët gjithsesi, qoftë edhe një barazim, për të mbetur e gjallë në EURO 2020.

Në këtë ndeshje që mund të vendosë shumëçka për këtë Evropian, trajnerët nuk kanë bërë asnjë ndryshim.

Fernando Santos starton kështu:

Portugalia (4-3-3): Patricio; Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro; Carvalho, Danilo, Fernandes; Silva, Jota, Ronaldo.

Kurse, Joachim Low, ka zgjedhur këtë përbërje:

Gjermania (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Muller, Havertz; Gnabry.