Boterori 2022

Formacionet zyrtare: Argjentinë – Francë


Kjo e diele do të sjellë ndeshjen e fundit të Kupës së Botës, Katar 2022.

Finalja e cila fillon në ora 16:00, mes Argjentinës dhe Francës, ku të dy kombëtaret kërkojnë të fitojnë trofeun e tyre të tretë.

Kjo do jetë një ndeshje shumë e madhe edhe për Lionel Messi-n, pasi ai ka mundësinë për herë të dytë, që të sjellë trofeun më prestigjioz në futboll, në Rosario të Argjentinës.

Argjentina ishin në finale edhe në vitin 2014, ku u mposhtën nga Gjermania me një gol të vonshëm të Mario Gotze-s.

Tani, pak para fillimit të një finaleje të zjarrtë, trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do fillojnë ndeshjen.

Lionel Scaloni do startojë ndeshjen me skemën 4-4-2, ndërsa Didier Deschamps do fillojë me formacionin 4-1-2-3.

Formacionet Zyrtare

Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Di Maria, De Paul, Fernandez, Mac Allister; Messi, Alvarez.

Franca (4-1-2-3): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, Hernandez; Tchouameni, Griezmann, Rabiot; Dembele, Giroud, Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore