Lajme

Forcat ruse me dronët iranianë sulmojnë sërish Kievin


Forcat ruse kanë nisur sulme të reja në rajonin e Kievit me “dronë kamikaze” të prodhuar nga Irani.

Kështu thonë zyrtarët ukrainas.

Objektet kritike të infrastrukturës në Makariv, një qytet i vogël në perëndim të Kievit, u shkatërruan pasi zona u godit me tre dronë.

“Kishte një bombardim me dronë gjatë natës nga pushtuesit në komunitetin Makariv”, tha në Telegram Andriy Nebytov, kreu i policisë së rajonit të Kievit.

Nuk është raportuar për viktima deri më tani.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale të Volodymyr Zelensky, tha se sulmi ndodhi nga “dronë kamikaze në objektet e infrastrukturës kritike”.

Ukraina ka raportuar një seri sulmesh ruse me drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani gjatë javëve të fundit.

Irani mohon furnizimin me dron në Rusi, ndërsa Kremlini nuk ka komentuar.

Në jug, gjashtë dronë kamikaze u rrëzuan gjatë natës, sipas shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore