
Fondi Ndërkombëtar i Zhvillimit, i cili u krijua nga qeveritë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) gati 50 vjet më parë, ka mbledhur 1 miliard dollarë duke shitur bonot e tij të para.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters”.
Vërehet se paratë do të drejtohen për sigurinë ushqimore, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën, arsimin, punësimin dhe projektet në fushën e energjisë së rinovueshme.
Obligacionet trevjeçare, mbi të cilat investitorët do të marrin – 4.5 për qind, do të klasifikohen gjithashtu si obligacione për “zhvillimin e qëndrueshëm”.
Është një etiketë që ka tërheqje në rritje për investitorët që po kërkojnë gjithnjë e më shumë të përdorin burimet e tyre në mënyra më të dobishme për mjedisin dhe shoqërinë.
Martina Mills Jansen, kreu i departamentit të financimit të Fondit OPEC, tha se bankat qendrore nga Lindja e Mesme, Evropa dhe Azia dhe lloje të tjera të institucioneve “zyrtare”, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, përbënin 62 për qind të blerësve të bonove.
Bankat komerciale përbënin një tjetër 19 për qind, kompanitë e administrimit të aktiveve, fondet e sigurimeve dhe pensioneve – pothuajse çdo gjë tjetër.
Gjeografikisht, 52 për qind e blerësve ishin nga rajoni EMEA, 27 për qind nga rajoni Azi-Paqësor dhe 21 për qind nga Amerika e Veriut.
Një nga kushtet e Fondit është që ai të investojë vetëm në vendet jashtë OPEC-ut.
Fillimisht fondi planifikoi të shiste bonot vitin e kaluar, por i anuloi ato plane kur një rritje globale e normave të interesit e nxitur nga inflacioni dhe lufta në Ukrainë tronditi tregjet e financimit.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!