Jetesë & Stil

Fondacioni Archewell i Princit Harry dhe Meghan Markle hedh poshtë akuzat për “delekuencë”


Fondacioni “Archewell” i Princit Harry dhe Meghan Markle po trajton pretendimet se organizata  është shpallur “delikuent”.

Në një deklaratë të ndarë me People, transmeton AlbanianPost, një zëdhënës i fondacionit i ka mohuar pretendimet e fundit mbi “Archewell”.

“Ne kemi hetuar me zell situatën dhe mund të konfirmojmë se Fondacioni ‘Archewell’ mbetet plotësisht në përputhje dhe në gjendje të mirë. Pagesat e duhura u bënë menjëherë dhe në përputhje me proceset dhe procedurat e IRS. Për më tepër, të gjitha dokumentet e nevojshme ishin dorëzuar nga Fondacioni pa gabime apo keqbërje”, tha ai.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë konfirmoi në një deklaratë se “pas kontaktit me Regjistrin tonë të Organizatave Bamirëse dhe Mbledhësve të Fondeve, organizata është aktuale dhe në gjendje të mirë”.

Princit Harry, 39 vjeç dhe Meghan, 42 vjeçe, iu tha të ndalonin të gjitha kërkesat dhe shpenzimet për Fondacionin ‘Archewell’ pasi Regjistri i Bamirësisë dhe Fondacioneve në Kaliforni e shpalli atë delikuente.

Një burim në atë kohë tha se organizata kishte përmbushur kërkesat e shtetit kur depozitonte taksat, të cilat u raportuan në dhjetor.

Të gjitha pagesat që i detyroheshin dërgoheshin me postë të ndjekur në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe u morën në kohë. Çdo pretendim që sugjeron të kundërtën është i pasaktë.

Një burim tha se megjithëse dokumentet ishin dorëzuar në kohë, çeku që ai dërgoi nuk u mor kurrë. Organizata nuk ishte në dijeni derisa u lëshua një njoftim për delikuencë nga Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Rob Bonta më 3 maj.

Njoftimi, deklaroi se Fondacioni “Archewell” është “listuar si delikuent në Regjistrin e Organizatave Bamirëse dhe Mbledhësve të Fondeve për dështimin e dorëzimit të raporteve të kërkuara vjetore dhe/ose tarifave të rinovimit”.

Meghan dhe Princi Harry filluan fondacionin në vitin 2020, në të njëjtin vit që u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore