Shqipëria

Balluku: Pas pak ditësh bëhet e ditur kompania fituese e Aeroportit të Vlorës


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndoqi nga afër testimin për mënyrën e uljes së avionëve në Aeroportin e Kukësit.

“Po kryhet një fluturim prove për të dizenjuar procedurat. Kjo është një procedurë standarde, e cila simulon uljen e avionit në rast se avioni ka një defekt për të parë se si do të reagojë infrastruktura”.

Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim, do të kryhen disa procedura të ngjashme për të testuar infrastrukturën. Punimet kanë ecur edhe për sa i përket terminalit. Njoftohet se po punohet me ritme të shpejta. Sjellim në vëmendje se Aeroporti i Kukësit do të jetë aeroporti i dytë ndërkombëtar në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë pohoi se, pas disa ditësh, përfundojnë rezultatet nga gara e Aeroportit të Vlorës. Në ditët në vijim, do t`u jepet start kushteve të negocimit të kontratës.

Balluku shtoi se brenda mandatit tjetër 4-vjeçar pritet që të fillojë ndërtimi i Aeroportit të Sarandës dhe të Korçës.

Për shkak të pandemisë, aviacioni është goditur nga pandemia, ka pësuar humbje në trafik, në pasagjerë dhe ka pasur shumë pak fluturime.

“Dëmi ka qenë i madh. Edhe pse në pandemi kemi bërë shumë përparim në fushën e aviacionit”, përmbylli Balluku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore