
Florida do të tërheqë 2 miliardë dollarë asete shtetërore të menaxhuara nga BlackRock.
Kjo, duke përshpejtuar në këtë mënyrë luftën e Republikanëve me menaxherin më të madh të parave në botë mbi praktikat e investimeve mjedisore, sociale dhe qeverisëse (ESG).
Lajmi u bë i ditur nga kompania mediatike “Bloomberg”, bazuar në deklaratën e dhënë nga shefi financiar i Floridas, Jimmy Patronis.
Thesari i shtetit do të detyrojë menjëherë bankën e Floridës të ngrijë letrat me vlerë afatgjata të cilat arrijnë rreth 1.43 miliardë dollarë dhe të heqë BlackRock-un si menaxher të investimeve afatshkurtra me vlerë rreth 600 milionë dollarë, tha në një deklaratë të enjten e 1 dhjetorit, Patronis.
Tërheqja është hapi i fundit në një luftë më të gjerë të udhëhequr nga guvernatori republikan Ron DeSantis kundër korporatave që përqafojnë vlerat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes korporative.
Divizioni i Thesarit i Floridës po largohet nga BlackRock sepse ata kanë deklaruar hapur se kanë synime të tjera sesa të prodhojnë kthime.
Departamenti i Shërbimeve Financiare të Floridës menaxhon afërsisht 60 miliardë dollarë para të taksapaguesve.
Ed Sweeney, një zëdhënës i BlackRock me bazë në New York, tha se firma është “e habitur” nga vendimi duke pasur parasysh kthimet e forta që kompania ka ofruar për Florida në pesë vitet e fundit ku shkaktar ka qënë ESG-ja.
Republikanët po shtojnë sulmet ndaj investimeve mjedisore, sociale dhe qeverisëse këtë vit.
BlackRock, i cili mbikëqyr 8 trilionë dollarë globalisht, është një përkrahës kryesor i strategjisë dhe ka qenë një objektiv kryesor për partinë republikane.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!