Futboll

Florentino Perez del nga izolimi


Presidenti i klubit të Real Madrid, Florentino Perez ka rezultuar negativ për Covid-19, në 48 orët e fundit.

Biznesmeni 73-vjeçar doli pozitiv në fillim të shkurtit dhe hyri në një periudhë izolimi të detyrueshëm në shtëpi.

Gjigandët e La Liga-s kanë konfirmuar përmes një deklarate zyrtare se ai tani ka kryer dy teste negative PCR.

Ai pritet të bëjë një kthim të shkallëzuar në detyrat zyrtare të klubit në javët e ardhshme, por Real Madrid ka konfirmuar se ai nuk do të bëjë udhëtimin në Itali për ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve me Atalanta, si një masë paraprake.

Real Madrid do të fluturojë për në Bergamo për t’u përballur me klubin e Serie A nesër, ndërkohë që për teknikun e saj, Zinedine Zidane, kjo ndeshje parashikohet e vështirë për faktin e dëmtimeve të shumta  në skuadrën e tij. Karim Benzema është emri i fundit që është mënjanuar për kampionët e Spanjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore