Sport

Florent Hasani rrëmben çmimin “Këpuca e Artë 2023” për djem


“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati.

“Këpuca e Artë 2023” falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës.

“Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim”, ka thënë Hasani.

Sot po mbahet mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

FSHF ka përgatitur një mbrëmje festive të pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore