Jetesë & Stil

Flavor Flav aksidenton veturën


Rep artisti, Flavor Flav, ka përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme, për më tepër të frikshme pasi që një gur gjigant goditi makinën e tij.

Flav, 62 vjeç, po udhëtonte nga Las Vegas në Los Anxhelos kur shiu bëri që një gur masiv të rrëzohej nga një shkëmb në Kanionin “La Tuna” dhe të godiste anën e djathtë të makinës së tij, shkruan Page Six.

Vetura e aksidentuuar e Flavor Flav.

Një nga përfaqësuesit e tij ka thënë se Flav e kishte humbur përkohësisht kontrollin e automjetit, por që ngjarja ndodhi shpejtë dhe ai erdhi në vete.

Siç tregojnë fotografitë nga vendi i ngjarjes, nëse ai do ta kishte drejtuar makinën e tij vetëm disa centimetra në një drejtim tjetër, guri mund ta kishte vrarë atë.

Vetura e aksidentuuar e Flavor Flav.

“Faleminderit Zotit që ai mbijetoi dhe është mirë, megjithëse është paksa i tronditur emocionalisht”, tha përfaqësuesi i tij, duke shtuar se Flav është fizikisht në gjendje të mirë.

Guri i shkaktoi mjaft dëme veturës së Flav-it, e cila ishte e markës Audi dhe ka ngjyrë të bardhë.

Ky aksident shënon incidentin e parë automobilistik me të cilin ai përballet që kur ai nuk u kundërpërgjigj në një rast policie në Las Vegas, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të vitit 2016.

Si pasojë e gjetjes së një sasie të marihuanës në incidentin e vitit 2016, Flav ishte gjobitur dhe ishte i detyruar të ndiqte orët e BDI-së.

Rep artisti amerikan, Flavor Flav, njihet për hite, të tilla si: “Come on down”, “Soul power”, “Only we can do this” e “Burnin”.

Flavor Flav – Rep Artist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore