Shqipëria

Fjalori i Ramës në fushatë është i padenjë, thotë Berisha


Sali Berisha, në takimin elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën, ka akuzuar qeverinë Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët.

Sipas tij, Hoxha është kandidati që do t’i rikthejë pushtetin qytetarëve, teksa ka thënë se fjalori i përdorur nga kryeministri Edi Rama në takimet e tij në fushatën lokale të 14 majit, është i padenjë.

“Më 14 maj Kamza ndahet nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi. Të gjitha pushtetet sot janë në duart e një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjitha financat, gjykata, polici, shërbimin informativ, presidencë dhe çdo institucion tjetër”, ka thënë Berisha.

Për të, vota për Hoxhën është edhe për të shpërbërë pushtetin e Ramës dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik.

“Këto vite kanë qenë vite të në varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamzës. Vetëm në një vit Rama ka vjedhur 122 miliardë lekë në buxhetin e shtetit. Janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët”, ka vijuar Berisha.

Rama, sipas tij, po gjobit Shqipërinë.

Sakaq, Berisha ka hedhur edhe akuza për aferën e inceneratorëve, për të cilët ka thënë se nuk kryejnë asnjë funksion.

Ai ka kritikuare edhe fjalorin e kryeministrit, të përdorur në takimet e tij të zhvilluara me qytetarët për fushatën  e 14 majit.

“Ramën e ka kapur tmerri dhe flet për një fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thotë Rakip Sulit sepse atë e ka bashkë-hajdut, por problemi është se ai kërkon që ne të harrojmë që ai është hajduti më i madh në histori”, ka vazhduar Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore