Sport

Fjalimi emocionues i Benzema-s


Karim Benzema i tha lamtumirë Real Madrid-it pas 14 vitesh.

Francezi vendoset të largohet nga Los Blancos, klub me të cilin u bashkua në verën e vitit 2009.

Kështu, klubi i Reali-it organizoi një ceremoni për përshëndetjen e sulmuesit francez, ku gjatë saj ai tha se Real-i do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, si dhe pati falënderime për të gjithë ata që e ndihmuan.

“Kam shumë emocione derisa po flas, por doja ta falënderoja klubin dhe gjithsë shokët e skuadrës. Kam pasur fatin ta përmbush ëndrrën time që e kisha si fëmijë”, tha Benzema.

“Nuk do ta harroj kurrë Realin. Do t’i shikojë të gjitha ndeshjet. Është e pamundur ta harroj, është klubi më i mirë në histori. Por, mendoj se tani është koha të largohem dhe të moësoj një tjetër histori”, shtoi francezi.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar si fëmijë. Siç thashë në prezantimin tim ‘një, dy, tre, hala Madrid”.

“Faleminderit edhe për Ancelottin, i cili më dha besimin e tij që në fillim. Kam mësuar shumë me ju”.

“Është një ditë paksa e trishtuar sepse po largohem nga klubi im. Kam nënshkruar për Real Madridin dhe doja të tërhiqesha këtu, por nuk ka qenë kështu”, ka thënë mes tjerash sulmuesi francez.

Kujtojmë që gjatë kohës së tij me klubin e Real-it, Benzema luajti në 648 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 354 gola dhe ka dhuruar 165 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore