Sport

Fituesi i Topit të Artë do mungojë në dy ndeshjet e radhës


Karim Benzema nuk do të luajë asnjë rol për Real Madrid-in kundër Sevilla-s.

Francezi, i cili ishte përfshirë në listën fillestare të skuadrës së ditës së ndeshjes të ofruar nga Carlo Ancelotti të premten, po vuan nga lodhja e muskujve, thanë kampionët e Evropës dhe Spanjës në një deklaratë.

Lajmi vjen si një goditje për Real Madrid-in, duke i lënë ata pa fituesin e Topit të Artë.

“Pas testeve të bëra sot te lojtari ynë, Karim Benzema, nga ekipi mjekësor i Real Madrid-it, është konstatuar se ai ka lodhje muskulare në pjesën kuadriceps të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sulmuesi nuk do të jetë i disponueshëm për vizitën në Leipzig në Champions League të martën.

Real Madrid-i shpreson të rikthehet Benzema për ndeshjen kundër Girona-s të dielën, 30 tetor në Santiago Bernabeu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore