Sport

Fitorja ndaj Manchester City-it është ‘e veçantë’, thotë Arteta


Mikel Arteta vlerësoi një fitore “speciale” të Arsenal-it ndaj Manchester City-t të dielën, e cila ndërpreu një seri humbjesh prej 12 ndeshjesh kundër tyre në Premier League.

Gabriel Martinelli shënoi pas 86 minutash për t’i dhënë Arsenalit të tre pikët në një stadium të zhurmshëm Emirates.

“Është diçka e veçantë. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur klubi mundi Manchester City-n”, tha Arteta për BBC pas fitores 1-0. “Ne menduam se sot mund të ishte dita, por na duhej një paraqitje e madhe nga të gjithë dhe e tillë ishte”.

Trajneri spanjoll shtoi se lojtarët kishin një disiplinë të jashtëzakonshme, duke fituar shumë topa.

“Na mungonte pak kërcënimi, por në përgjithësi atmosfera ishte thjesht e pabesueshme”, shtoi Arteta. “Pjesën e dytë e nisëm shumë mirë. Zëvendësimet sollën një ndryshim të madh”.

Ai theksoi se Martinelli bëri një përpjekje të madhe për të qenë në lojë, pasi askush nuk besonte se do të ishte atje.

“I dërgon një mesazh ekipit tonë, që të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë dhe të qëndrojmë të përulur dhe pastaj jemi një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore