Sport

Fitoret më të shpejta në histori të UFC


Duelet e UFC njihen për brutalitetin e tyre, në një ndeshje të UFC, sportistët rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Në UFC janë tre runde me nga pesë minuta, por në ndeshjet për kampion, mund të shkojnë deri në pesë runde.

Fitoren më të shpejtë në histori të UFC e mban Jorge Masvidal me vetëm 5 sekonda ku ai godet brutalisht amerikanin Ben Askren.

Pas vetëm një goditje me gju, Askren ishte në tokë pa ndjenja.

Pjesë e kësaj liste është edhe ikona e UFC, Conor McGregor, kur ai mposhti Jose Aldon në vitin 2015.

Pas shumë thumbimeve nga McGregor dhe Aldo, ndeshja pati mbaruar shumë shpejtë, irlandezi pati mposhtur Aldon në vetëm 13 sekonda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore