Shqipëria

Firmoset marrëveshja: Mekanizëm për nxitjen e punësimit – të përfituesve të ndihmës ekonomike


Të mërkurën e 26 janarit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale firmosi një marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri.

Këto dy institucione firmosën për ngritjen e mekanizmit për nxitjen e punësimit të përfituesve të ndihmës ekonomike.

Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Firmosëm sot bashkë me Ministren DelinaIbrahimaj ngritjen e mekanizmit për nxitjen e punësimit të përfituesve të ndihmës ekonomike, që janë në moshë aktive për punë”, shkruan zyrtarja shqiptare.

Ministrja shtoi se ky mekanizëm do të funksionojë sipas një plani veprimi që angazhon direkt Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Shërbimin Social Shtetëror.

“Mekanizmi i ri synon punësimin dhe aftësimin profesional të punëkërkuesve të papunë, përfitues në programin e Ndihmës Ekonomike, duke synuar integrimin e tyre në tregun e punës”, vëren në përmbyllje Manastirliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore