Sport

Fiorentina refuzon ofertën e Barcelonës për transferimin e Amrabat


Në Spanjë raportohet se Barcelona do t’i kërkojë Fiorentina-s huazimin e mesfushorit të tyre, Sofyan Amrabat.

Katalanasit kanë kërkuar huazimin gjashtë-mujor të marokenit, por pa detyrim blerje.

Megjithatë, thuhet se klubi italian thuhet se nuk do ta pranojë këtë marrëveshje.

Mesfushori ka qenë në qendër të vëmendjes që kur shkëlqeu për Marokun në Kupën e Botës 2022 në Katar, duke e çuar në gjysmëfinale kombëtaren e tij.

Sidoqoftë, Liverpool, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur dhe të tjerët u refuzuan të gjithë, pasi Fiorentina nuk ka ndërmend të shesë.

Me një çmim mbi 30 milionë euro, prandaj duket shumë e pamundur që skuadra nga Serie A të pranojë humbjen e Amrabat-it në formë huazimi.

Nëse raportet janë të sakta se Barcelona nuk po ofron as një detyrim për të blerë, atëherë kjo e bën edhe më të pamundur.

Presidenti i Fiorentina-s, Rocco Commisso, është tashmë nën presionin e tifozëve për mos-investimin e mjaftueshëm në skuadër dhe ai nuk do të linte një nga yjet e tyre të largohej në 24 orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore