Lajme

Finlandezët duan të futen në NATO, mbështetja për anëtarësim rritet


Sondazhet e fundit për një çështje shumë të rëndësishme kombëtare të Finlandës, siç është edhe aderimi në NATO, kanë treguar se ka një rritje të mbështetjes popullore, pro anëtarësimit në organizatën më të madhe ushtarake në botë.

Ka qenë pikërisht lufta në Ukrainë, ajo e cila ka filluar të shtojë interesin e finlandezëve për të aderuar.

Në fillim të shkurtit, ishin pozitivë për këtë fakt 53% e popullsisë.

Sot, janë 62%!

https://twitter.com/eskelinen_antti/status/1503367541837680642

Pra, një rritje me nëntë pikë të përqindjes. Teksa, nga pjesa tjetër, më të shumtë janë ata të pavendosur, me 21%, se sa ata kundër, 16%.

Ndër pyetjet kryesore për arsyetimin e preferencës qytetare, ka qenë lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Pjesa më e madhe e madhe e të anketuarve, e kanë pohuar se lufta në Ukrainë, është ndër shqetësimet kryesore dhe frika ndaj një agresioni të radhës rus në vende të tjera perëndimore, i bën ata të kërkojnë anëtarësimin në NATO.

Disa shkojnë edhe përtej kësaj, ku në rast të një aplikimi të mundshëm të Suedisë në NATO, janë 77% e finlandezëve, ata të cilët mendojnë se duhet të jenë pjesë e NATO-s po ashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore