Lajme

Finlanda në NATO zemëron Putin-in


Pas 70 vitesh “neutraliteti strategjik”, Finlanda ka trokitur në derën e NATO-s.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, dhe presidenti Sauli Niinistö njoftuan se kërkesa për anëtarësim do të paraqitet “urgjentisht”.

Kjo urgjencë, sipas tyre, diktohet nga agresioni rus i nisur më 24 shkurt në Ukrainë.

Historia i rikthen finlandezët në vitin 1939, kur ata u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm.

Falë rezistencës heroike, ata arritën të shmangnin pushtimin, por jo shkëputjen e 10 për qind të territorit të tyre.

Për të shmangur dyshimet, Finlanda nënshkroi një Traktat Miqësie me BRSS-në në vitin 1948.

Helsinki zyrtar iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 1995, së bashku me Suedinë.

Ajo është gjithashtu një nga 10 anëtarët e Forcës së Përbashkët të Ekspeditës, një aleancë e udhëhequr nga Britania që përfshin 10 vende (tre skandinavët, Danimarka, Islanda, Holanda dhe tre vendet Baltike) – një lloj nën-aleance e NATO-s.

Reagimi rus

Sigurisht, rusët nuk e pritën mirë lajmin që autoritetet finlandeze e mbështesin anëtarësimin në NATO.

Prej ditësh, ata kanë thënë se Finlanda në NATO – së bashku me Suedinë, do të kenë “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.

Zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov, të enjten e 12 majit konfirmoi se këto pasoja janë “të sigurta” dhe se ashpërsia e tyre do të varet nga sa afër janë bazat e NATO-s në Finlandë me kufirin rus.

Javët e fundit është spekuluar se rusët mund të vendosin raketa bërthamore në enklavën e Kaliningrad-it.

Çfarë sjell futja e Finlandës në NATO?

Finlanda ka një nga ushtritë më të mira në Evropë, me rreth 280 mijë ushtarë dhe 900 mijë rezervistë, në një popullsi prej 5.5 milionë banorësh.

Dhe ka gjithashtu kredencialet perfekte për NATO-n, me parametrin prej 2 për qind të PBB-së që do t’u ndahet shpenzimeve ushtarake.

Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë i shtohen 1 mijë e 340 kilometra.

NATO do të përshpejtojë procedurat, por ratifikimi nga vendet anëtare do të kërkojë muaj.

Megjithatë, problemi i mbrojtjes së Finlandës dhe Suedisë në këtë interval duket se është tejkaluar, kur ato nuk do të jenë të mbuluara ende nga neni 5 i NATO-s për ndihmën reciproke në rast agresioni.

Ndihma është e garantuar nga Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore