
Ministri i Jashtëm i Finlandës la të kuptohet se Rusia mund të ketë qenë e përfshirë në protestën e javës së kaluar për djegien e Kuranit që kërcënon të prishë pranimin e Suedisë në NATO.
Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.
Rasmus Paludan, një aktivist i ekstremit të djathtë me shtetësi të dyfishtë daneze dhe suedeze, dogji librin e shenjtë të Islamit në qendër të Stokholmit.
Kjo bëri që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të përjashtonte mbështetjen e hyrjes së Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Lidhjet e mundshme të Paludan me Rusinë janë “hetuar dhe disa lidhje në afërsi të tij janë gjetur”, tha Pekka Haavisto i Finlandës në një intervistë në YLE TV1 të shtunën, duke mos konfirmuar përfshirjen ruse.
Ministria e Jashtme e Rusisë nuk i është përgjigjur vërejtjeve të Haavisto.
Episodi “ngre pyetjen nëse ndonjë palë e tretë po kërkon të trazojë tenxheren – për shembull Rusia – apo ndonjë palë tjetër që kundërshton anëtarësimin në NATO dhe kërkon të provokojë për ta arritur këtë. Kjo është e pafalshme”, tha Haavisto.
Qeveria e Suedisë nuk ka komentuar publikisht për ndonjë lidhje midis Paludan dhe Rusisë, por kryeministri Ulf Kristersson këtë javë vuri në dukje “forca” që mund të duan ta mbajnë kombin jashtë aleancës ushtarake.
“Ka forca brenda dhe jashtë Suedisë që dëshirojnë të pengojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha Kristersson. “Në këtë sfond ne duhet të shohim provokatorët që dëshirojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet e Suedisë me vendet e tjera”.
Mediat suedeze kanë raportuar se leja e Paludan për demonstratën është paguar nga Chang Frick, një gazetar dhe aktivist i cili gjithashtu ka punuar si profesionist i pavarur për Ruptly, një degë e medias shtetërore ruse RT. Frick ka mohuar lidhjet me shtetin rus.
Paludan i tha një faqeje lajmesh populiste të krahut të djathtë përpara ngjarjes se qëllimi i tij ishte të promovonte lirinë e shprehjes.
Ai është dënuar për racizëm dhe shpifje në Danimarkë dhe ka bërë emër përmes një numri djegiesh provokuese të Kuranit, të cilat vitin e kaluar çuan në protesta dhe trazira në periferitë suedeze ku shumë banorë janë myslimanë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës