
Oppo ka vendosur një sensor me madhësi 1-inç në smartfonin më të fundit Find X6 Pro.
Pisja do të kushtojë rreth 872 dollarë për një model me 12GB RAM dhe 256GB memorie dhe të shkojë deri në 1017 dollarë për një model me 16GB RAM dhe 512GB memorie.
Varianti jo-Pro do të fillojë nga 654 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie.
Akoma nuk kemi informacione nëse smartfoni do të dalë në shitje edhe në tregjet ndërkombëtare.
Kamera kryesore e Find X6 Pro është ylli i shfaqjes dhe përdor sensorin 50-megapiksel IMX989 1-inç të Sony.
Por Oppo tha se nuk ka harruar as kamerat sekondare si telefoto dhe ultrawide të cilët kanë sensorin IMX 890 50-megapiksel të Sony.
Ky sensor është po aq i madh sa sensori që Samsung përdor për kamerën kryesore në Galaxy S23 dhe S23 Plus.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com