Shqipëria

Financimi i partive politike, Celibashi: Ka pak transparencë, duhet përmirësuar kuadri ligjor


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë diskutimeve të zhvilluara të mërkurën e 22 qershorit lidhur me financimin e partive politike në Shqipëri, u shpreh se është e nevojshme që të përmirësohet kuadri ligjor për financimin e tyre.

Sipas tij, raportimi i partive publike është sipërfaqësor dhe kontrolli mbi to është formal.

Nga ana tjetër, ai tha se ato nuk kanë mjetet e duhura për të çuar më tej kontrollet.

“Partitë politike kanë pak transparencë brenda vetvetes dhe se për më shumë se 51% të partive nuk kanë të dhëna për vendndodhjen e tyre. 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën katër zgjedhjet e fundit. KQZ duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje”.

Celibashi tha gjithashtu se KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive.

“Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për t’i çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore