Sport

Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në “Air Albania”


Finalja e Kupës së Greqisë mes AEK të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut mund të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Kjo ndeshje po preferohet të zhvillohet jashtë territorit të Greqisë, pasi që për shkak të trazirave që pritet të ndodhnin nga tifozeritë e dy skuadrave, policia nuk mori përsipër organizimin.

Në këtë mënyrë, Federata Greke e Futbollit nisi të mendoj për ta zhvilluar këtë sfidë jashtë shtetit të tyre me Qipron opsionin e parë.

Por, Qipro refuzoi ta merrte përsipër organizimin dhe tani opsioni i radhës është Tirana.

Siç theksohet nga mediumi shqiptar, “PanoramaSport”, grekët kanë marrë miratimin nga Federata Shqiptare e Futbollit që ndeshjen mes AEK-ut dhe PAOK-ut ta zhvillojnë në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Dy opsione të tjera janë edhe Serbia me Rumaninë, por për momentin vetëm nga Shqipëria ka një përgjigje pozitive dhe mbetet për t’u parë tashmë si do të vendosë Federata Greke.

Ndeshja mes PAOK dhe AEK është planifikuar të luhet më datë 24 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore