Finalja e Conference League vendoset mes polemikave
(EUROKINISSI)
Romario Ismailaj
30.05.2024 9:48Pati polemika rreth golit të Olympiacos-it që fitoi finalen e UEFA Europa Conference League, por lojtarët e Fiorentina-s ishin gjithashtu fajtorë që u ndalën për t’u ankuar në vend që të fokusoheshin në lojë.
Trofeu u vendos në minutën e 116-të, thellë në kohën shtesë në Athinë, kur golashënuesi më i mirë i turneut Ayoub El Kaabi doli përballë Luca Ranieri-t për të goditur me kokë në shtyllën e afërt.
Pak para kësaj, një krosim fillestar ishte ndërprerë nga Nikola Milenkovic, i cili dukej se ishte faulluar nga El Kaabi.
Gjyqtari Artur Soares Dias vuri bilbilin në buzë si për të dhënë një goditje dënimi dhe më pas ndryshoi mendje.
Lojtarët e Fiorentina-s, Alfred Duncan, Rolando Mandragora dhe Ranieri, të gjithë i kishin krahët hapur duke u ankuar te zyrtari se pse nuk kishte gjuajtje të lirë.
Ndërsa loja vazhdoi, një tjetër krosim i Santiago Hezze u fut në zonë dhe El Kaabi e përfundoi atë në rrjetë.
Ishte një kontroll shumë i gjatë i VAR-it para se të jepej goli, por ishte vetëm për pozicion jashtë loje të mundshme dhe jo për faull të mundshëm ndaj Milenkovic-it.
Kështu përfundon edhe ëndrra e violave për një trofe evropian, duke humbur finalen e dytë radhazi në Conference League.
El Kaabi making history for Olympiacos 😂😂 Tears for Fiorentina
🤣🤣👇🏻✍🏼🔁 pic.twitter.com/GL9JlaJuAI
— نمبر ون ! (@abody889) May 29, 2024