
Rreth 70 tifozë të huaj të cilët shkaktuan trazira dhe incidente mbrëmjen e së martës në Tiranë, janë dëbuar nga vendi duke u nisur nga porti i Durrësit mëngjesin e 25 majit.
Me urdhër të autoriteteve shqiptare dhe italiane, trageti AF Marina nuk u nis derisa mbërritën tifozët nga Tirana, të cilët shkaktuan incidente.
Pas përplasjeve, Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë bërë shoqërimin e tifozëve për në port.
Mbrëmjen e djeshme tifozët e holandezë dhe italianë janë përplasur me Policinë e Shtetit, duke plagosur dhjetë prej tyre.
Po ashtu ata kanë kanë goditur me sende të forta një automjet të policisë.
Pas trazirave Policia ka shoqëruar 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave në ambientet e policisë – 48 italianë dhe 12 holandezë.
Finalja e Conference League, Roma-Feyenoord, do të mbahet më 25 maj ora 21:00.
Stadiumi shqiptar u zgjodh nga UEFA si vendi ku do të luhet finalja e madhe. Sakaq Shqipëria do të mirpresë mijëra tifozë italiane dhe holandezë.
/Albanianpost.com-
SHBA-të festojnë 246-vjetorin e pavarësisë, Kim e uron duke vënë theksin te marrëdhënia me Shqipërinë
-
Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, Armand Duka: Moment ideal për t’i falënderuar
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Lajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur