Shqipëria

Finalizohet operacioni policor “Investigation, në pranga 3 persona


Është finalizuar operacioni policor i koduar “Investigation”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ku si rezultat janë vënë në pranga tre persona.

Gjithashtu në sajë të operacionit janë sekuestruar 2.3 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis sativa, një armë zjarri, fishekë luftarak, dy aparate celulare dhe një automjet.

Personat e vënë në pranga janë F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore