Aplikacione

Filtri magjik që na zbulon si do të dukemi në pleqëri bëhet viral në TikTok


Pas shfaqjes së një filtri që rikthen freskinë tek njerëzit, tani ka nisur një trend i ri në TikTok që na tregon se si do të dukemi në pleqëri.

Videot kanë pushtuar këtë platformë, duke mbledhur miliona shikime. Videot me hashtagun “agefilter” kanë arritur mbi 704 milionë shikime.

“Pleqëria është e bukur,” shkruan Jacuqie, një tiktoker 28-vjeçare, në videon e saj duke përdorur këtë filtrin.

Megjithatë, ka pasur edhe disa ankesa rreth rezultateve, ku disa persona thanë se dukeshin “si përbindësha”, ndërsa të tjerë u habitën me ngjashmërinë që kishin me prindërit e tyre.

“Po shndërrohem në nënën time,” shkruan Carrie në videon e saj.

Aktori Jonathan Bennet tha se: “Kjo më ka emocionuar shumë, sikur të kem parë sërish babanë tim të ndjerë. Më mungon shumë”.

@jonathandbennett

This made me so emotional, it was like I was seeing my Dad again. I miss him so much this was unexpected, and made me so happy.

♬ original sound – Johnny Sibilly

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore