
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka reaguar ndaj deklaratave të Emisarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili e gjeti vetën para një konfuzioni të madh nga kursi të cilin ka vendosur ta ndjekë kryeministri Albin Kurti.
Hoxha, i cili ndryshe njihet edhe si “filozofi i Lëvizjes Vetëvendosje”, duke përdorur një shprehje me të cilën karakterizohej kritika e atëhershme e kësaj partie ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, vlerësoi se populli i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet një zyrtari amerikan.
Ndryshe, tensionet janë kthyer sërish në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, përkatësisht në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Serbët lokalë janë duke protestuar që prej 29 majit në këto komuna të banuara me shumicë serbe, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale. Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Qetësimi i situatës në pjesën veriore të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë tri kërkesat e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dalje nga kriza.
Autoritetet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që t’i dëgjojë kërkesat e serbëve lokalë dhe të pajtohen për rizgjedhje në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, pas tensioneve të fundit atje. Por me kusht që serbët të mos i bojkotojnë ato si herën e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Apeli lë në fuqi masën për ish-truprojën e Saimir Tahirit
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje
-
Bahreini thotë se 2 ushtarë u vranë në sulmin me dron të Houthi në kufirin saudo-jemen
-
Rumania bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në takimet e NATO-s, në shenjë hakmarrjeje për veton në Schengen
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri