Film

Filmi “i ngjashëm” me epokën Trump


Epoka Trump është ende në vëmendje, dhe historianët ka të ngjarë të studiojnë veprat kulturore të periudhës për të marrë më shumë dhëna.

Filmi “Get out” tashmë duket si kujtim i qartë i katër viteve të kaosit politik, grindjeve shoqërore dhe ndarjeve  racore. Më 23 janar 2017, tre ditë pasi Donald Trump u betua, u dha premiera “Get Out”. Filmi u prezantua nga regjizori, Jordan Peele, në Festivalin e Filmit Sundance në Utah të Shteteve të Bashkuara.

“Get Out” është historia e një fotografi me ngjyrë që bie në një humnerë makthi kur viziton prindërit e të dashurës së tij që i përkasin një race tjetër. Ai ekspozoi tmerret që fshiheshin nën mirësjelljen e klasës së mesme dhe të lartë.

“Unë mendoj se ‘Get Out,’ përshkruan se si racizmi është e keqja e përbashkët dhe epoka Trump ka zbuluar sa racizëm ishte në themel të ngritjes së tij në pushtet”, tha Tananarive Due, një autor dhe skenarist për NBC.

Por pas katër vjetësh, “Get Out”  duket si artefakti i parë kulturor i epokës Trump. Filmi, i shkruar në vitet e Obamës, gjeti racizëm të ndezur nën sipërfaqen e një shoqërie  “post-racore”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore