Film

Filmat me skena erotike mund të ulin shikueshmërinë


Filmat me skena erotike kanë qenë të pranishme për më shumë se një shekull.

Në vitet ‘60-të, çdo film për të rritur, nuk mund të konsiderohej i plotë nëse nuk do të kishte të paktën një skenë të marrëdhënieve intime.

Megjithatë, kësaj periudhe duket se i ka ardhur fundi.

Sipas prestigjiozeve “The Washington Post” dhe “BBC”, “skenat erotike tani harrohen, ose injorohen”.

Si rrjedhojë e një mendësie më të hapur në shoqëri, tashmë skenat erotike rezultojnë më të pakta. Vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme sa i përket shfaqjes së skenave erotike në kinema.

“BBC” shkruan se, në kinematë amerikane, lakuriqësia e mirëfilltë ose skenat erotike nuk ekzistonin.

Në vitin 1970, “Tangoja e fundit në Paris” ishte filmi i parë që u pasqyrua si Hot Thriller.

Në vitin 2000-2010 gjërat ndryshuan. Rreth 150 mijë filma të realizuar mes viteve 2010-2019, vetëm 1% kishin skena erotike.

Ekziston edhe një shpjegim analitik dhe ekonomik, sipas të cilit kinematë shpesh duhet të përpiqen të kënaqin audiencat e të gjitha llojeve.

Nëse një film dëshiron të fitojë para, ai synon të ndiqet nga adoleshentët dhe të rriturit.

Nga ky këndvështrim, skenat intime shpesh bëhen pengesë, që mund të humbasin shikues.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore