Sport

Fillojnë kualifikimet për Ligën e Konferencës, zbresin në fushë Gjilani dhe Dukagjini


Sot (e enjte, 13 korrik) fillon xhiroja e parë e kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Dy ekipe nga Kosova marrin pjesë në këtë fazë: Gjilani dhe Dukagjini.

Gjilani do të luajë në udhëtim te nënkampioni i Luksemburgut, FC Progres Niedercorn, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin e qytetit të Diffengrade nga ora 19:30.

Vendasit konsiderohen favoritë në këtë takim, por gjilanasit do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv për ndeshjen e radhës që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” pas një jave.

Në anën tjetër, Dukagjini do të luajë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese në garat evropiane.

Ekipi nga Klina këtë radhë do të luajë në stadiumin e Prishtinës dhe do ta presë skaudrën nga Gjibraltari, Europa FC.

Dukagjini konsiderohet favorit në këtë takim, andaj ata do të kërkojnë që ta fitojnë ndeshjen për të vazhduar tutje në raundin e dytë.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore