Sport

FIFA zbulon tre kandidët për portierin më të mirë të 2021


FIFA ka zbuluar gjatë kësaj të mërkure të 5 janarit emrat e tre kandidatëve për të fituar çmimin e portierit më të mirë të vitit 2021.

Çmimi do të jepet për të dy kategoritë, femra dhe meshkuj. Dhe për të dy këto kategori ka nga tre kandidatë.

Tre kandidatet për portieren më të mirë të FIFA-s për femra janë (sipas rendit alfabetik): Ann-Katrin Berger (Gjermani / Chelsea FC Femra), Christiane Endler (Kili / Paris Saint-Germain / Olympique Lyonnais) dhe Stephanie Lynn Marie Labbe (Kanada / FC Rosengard / Paris Saint-Germain).

Tre të nominuarit për portierin më të mirë të FIFA-s për meshkuj janë (sipas rendit alfabetik): Gianluigi Donnarumma (Itali / Milan / Paris Saint-Germain), Edouard Mendy (Senegal / Chelsea FC) dhe Manuel Neuer (Gjermani / FC Bayern Munich).

Data e mbajtjes së ceremonisë së dhënies së çmimeve është 17 janari. Ceremonia do të mbahet në Zyrih. Në një mbrëmje ku do të jepet edhe çmimi FIFA Fair Play dhe ai i tifozëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore