Sport

Feyenoord arrin në Prishtinë, zhvillon seancën e parë stërvitore


Skuadra holandeze Feyenoord, ka arritur në Prishtinë këtë të mërkurë, ku të nesërmen do të ballafaqohet me Dritën, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve në “Europa Conference Leauge”.

Në konferencën për media, trajneri i ekipit holandez, Arne Slot, ka thënë se e njeh Dritën vetëm përmes video incizimeve që i ka parë nga dy ndeshjet e fundit dhe e vlerëson ekipin gjilanas.

”I kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çfarë na pret. Janë të rrezikshëm nga pozitat standarde, dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është po ashtu e mirë”, tha trajneri i Feyenoord.

Pas konferencës për media, futbollistët e gjigantit holandez, dolën në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Kujtojmë që ndeshja Drita – Feyenoord, do të zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 21:00, ndërsa ajo e kthimit do të luhet pas një jave në Rotterdam.

Kujtojmë që fituesi i këtij çifti do të ballafaqohet në raundin e ardhshëm me skuadrën zvicerane, Luzern.

 

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore