Film

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venezia, sërish nën kushtet e COVID-19


Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venezia do të zhvillohet sërish, nën kushtet e COVID-19.

“Kontrollet janë përsëri të nevojshme dhe biletat duhet të rezervohen paraprakisht në internet”, shpjegoi të hënën e 26 korrikut presidenti i “Bienale di Venezia”, Roberto Cicutto.

Më tej, ai ka bërë me dije se, disa shfaqje do të duhet të anulohen për shkak të kufizimeve në kohë.

Sa i përket këtij edicioni të Festivalit Ndërkombëtar, ka folur dhe drejtori artistik, Alberto Barbera.

Ai e ka cilësuar “periudhën e Coronavirus-it”, të mbushur me më shumë kreativitet.

“Cilësia e filmave është përgjithësisht mesatarisht më e lartë këtë vit”, tha ai, “me sa duket pandemia ka stimuluar krijimtarinë e të gjithëve”.

Sipas Barbera-s, një total prej 59 vendeve përfaqësohen në festival këtë vit. Ndër ta, janë pesë regjisore femra, tre më pak se në vitin 2020.

Festivali i filmit do të zhvillohet nga data 1 deri më 11 shtator.

Organizatorët kanë vënë re një kthim të fortë të prodhuesve dhe yjeve të filmave amerikanë.

Konkursi i këtij viti hapet me “Madres Paralelas” (“Nënat Paralele”) nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Ekzistojnë gjithashtu pesë filma italianë, për të cilët Barbera thotë se janë më të bujshëm sesa në konkurset e mëparshme.

Filmi i Pablo Larrain “Spencer” pritet gjithashtu të nisë premierën.

Rreth Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venezia

“Mostra Internazionale d’Arte Cinematografica della Biennale di Venezia” (Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venezia) është festivali më i vjetër i filmit në botë, krahas Festivalit të Filmit në Kanë dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Tre të Mëdhenjtë janë vlerësuar ndërkombëtarisht për dhënien të krijuesve lirinë artistike për të shprehur veten përmes filmit. Në vitin 1951, FIAPF e akreditoi zyrtarisht festivalin.

Themeluar në Venezia, Itali, në gusht 1932, festivali është pjesë e Bienales së Venezia-s, një nga ekspozitat më të vjetra të artit në botë, krijuar nga Këshilli i Qytetit të Venezia-s më 19 prill 1893.

Në Bienalen e Venezia-s përfshihet arti, arkitektura, vallëzimi, muzika, teatri, kinemaja italiane dhe ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore