Sport

Fernando si Maicon, shënon golin e vitit kundër Partizanit


Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar në përballjen mes Partizanit dhe Egnatias nga Fernando Medeiros, i cili aktivizohet në radhët e rrogozhinasve.

Realizim krejtësisht i pazakontë për nivelin e Superligës shqiptare, dhe që të kujton edhe një gol fantastik të Maicon, në derbin mes Interit dhe Milanit.

Me një zotërim topi fillestar në ajër, braziliani e mbajti më tej topin edhe një herë në palexho, me një kontroll të përkryer dhe më pas, po në ajër, e ka goditur topin drejt rrjetës, duke mposhtur portierin e demave, Alban Hoxha dhe duke shënuar një ndër golat më të bukur ndonjëherë në Superligën shqiptare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore