Lajme

Fëmijët në Oslo do të mund të udhëtojnë falas në transportin publik


Fëmijët e shoqëruar nga një i rritur me një biletë të vlefshme do të mund të udhëtojnë falas me transportin publik në kryeqytetin norvegjez Oslo këtë verë.

Lajmi u bë i ditur nga portali “The Local”.

I miratuar nga Këshilli i Qytetit të Oslo-s, plani lejon deri në katër fëmijë me një të rritur që blen bileta të udhëtojnë falas në transportin publik me autobus, hekurudhë dhe tragete.

Skema zbatohet si për banorët e Oslo-s ashtu edhe për vizitorët dhe përkon me pushimet shkollore norvegjeze, të cilat zgjasin nga 21 qershori deri më 21 gusht.

“Ky është një lajm i mirë për të gjitha familjet me fëmijë në një kohë kur gjithçka po shtrenjtohet. Është gjithashtu një lajm i mirë për të gjithë ata që vizitojnë Oslon, të cilët do të jenë në gjendje të shkojnë më lehtë në plazhe dhe të shijojnë pikat kryesore kulturore të qytetit”, deklaroi Sirin Stav, këshilltare transporti në Këshillin e Qytetit të Oslo-s.

Vitin e kaluar, Këshilli i Qytetit të Oslo-s e bëri transportin publik falas për fëmijët pas orës 18:00 gjatë ditëve të javës.

Para kësaj, fëmijët mund të udhëtonin falas me të rriturit në fundjavë.

Udhëtimi falas në mbrëmje dhe në fundjavë vlen për të gjitha zonat në të cilat operon kompania e transportit publik Ruter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore