Sport

Felix: Dëshiroj të luaj për Barcelonën


Edhe pse Joao Felix ka në tavolinë vetëm një ofertë nga Aston Villa, të cilën e refuzoi sepse dëshiron të luajë Champions League.

Sulmuesi portugez nuk ngurroi të shprehte dëshirën e tij në një deklaratë ekskluzive të bërë për gazetarin italian, Fabrizio Romano, duke thënë “Do të doja të luaja te Barça”.

Portugezi është ende në pritje të dritës jeshile nga Atletico Madrid-i për t’u larguar nga klubi, pas marrëdhënieve jo të mira me trajnerin e tyre, Diego Simeone-n.

Sulmuesi 23-vjeçar tha se Barcelona është ekipi ku ai dëshiron të luaj.

“Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe unë do të doja të bashkohesha me ta”, tha Joao Felix.

“Kjo ka qenë gjithmonë dëshira ime, që kur isha fëmijë”, shtoi ai. Në fakt, ai nuk e humb shpresën. “Nëse kjo ndodh, kjo do të ishte një ëndërr e realizuar për mua”, ka thënë portugezi.

Romano, duke folur në YouTube, ka raportuar se Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me Felix-in këtë verë, megjithëse duke pasur parasysh situatën e tyre të dobët financiare, nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kujtojmë që Felix ishte i huazuar në gjysmën e sezonit të kaluar te Chelsea, me të cilët luajti 20 ndeshje duke shënuar katër gola.

Picture credit should read: Paul Terry/Sportimage Credit: Sportimage/Alamy Live News

Felix ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Atletico Madrid-it, kur u transferua nga Benfica në vitin 2019 për 127 milionë euro.

Ai luajti 131 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit nga Madridi, prej të cilave kishte shënuar 34 gola dhe kishte dhuruar 18 asistime.

Megjithatë, që nga prishja e raporteve me trajnsferin e tyre, Diego Simeone, Felix nuk ka qenë më zgjedhja e parë në formacionin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore