Jetesë & Stil

Fejohet aktorja Kate Hudson


Kate Hudson - Aktore

Aktorja e njohur amerikane, Kate Hudson, është fejuar me partnerin e saj prej kohësh, muzikantin, Danny Fujikawa.

Fejesa e tyre bëri lajm kudo, ndërsa akoma më shumë vëmendje iu kushtua tashmë të fejuarit të Kate, Danny-t, i cili gëzon një diferencë moshe me aktoren.

Danny Fujikawa dhe Kate Hudson.

Për ata që nuk e dinë, Danny Fujikawa është plot 7 vjet më i ri në moshë sesa aktorja, Kate Hudson.

Por, gjithsesi, kjo gjë nuk e ka penguar asnjëhere aktoren, teksa nuk ka hezituar të ndaj lajmin e fejesës së saj me ndjekësit në rrjete sociale.

Hudson, kishte zgjedhur të publikonte një fotografi duke shkëmbyer puthje me Fujikawa-n.

Fotografi e publikuar nga Kate Hudson në Instagram.

“Le të shkojmë”, ka shkruar aktorja 42 vjeçare në mbishkrimin e postimit, që brenda pak orësh mori mijëra pëlqim dhe komente.

Ylli i  filmit “Almos Famous” dhe muzikanti 35-vjeçar mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në tetor të vitit 2018. Dyshja u takuan për herë të parë përmes miqve të Hudson, Sara dhe Erin Foster.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “The Talk”, Hudson, kishte folur edhe për lidhjen me muzikantin, Fujikawa, për të cilin kishte theksuar se e njihte prej vitesh dhe ky fakt ishte një ndihmesë e mahe për lidhjen e tyre.

Kate Hudson.

“Ne e njohim njëri -tjetrin për 15 vite, ai është njerku i shokut tim më të mirë. Ne e kaluam disi pjesën e “Oh, ti je ashtu?”, u shpreh aktorja.

Dyshja janë në lidhje që nga viti 2016 dhe janë prindër të një vajze, të cilën e patën pagëzuar me emrin – Rani Rose.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore