Sport

Federata Italiane e Futbollit mohon që Mancini do ta marrë drejtimin e Napolit


Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka lëvizur menjëherë për të mohuar raportimet që Napoli ka kontaktuar me trajnerin e Italisë, Roberto Mancini-n, për ta marrë drejtimin e skuadrës së Napolit.

Kampionët e Italisë janë në kërkim të një trajneri të ri pasi Luciano Spalletti vendosi të marrë një pushim dhe të largohet nga “Stadio Diego Armando Maradona”.

Opsione të shumta janë përmendur në media, por sot “Corriere dello Sport” kishte një histori ekskluzive në faqen e parë duke këmbëngulur se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kishte kontaktuar personalisht Mancini-n për të diskutuar punën.

FIGC reagoi me shpejtësi ndaj këtij lajmi dhe e pyeti Mancini-n nëse kishte pasur ndonjë bisedë, më pas ia kaloi menjëherë agjencisë së lajmeve ANSA.

“Trajneri i kombëtares  italiane, Roberto Mancini, nuk ka marrë asnjë thirrje nga Aurelio De Laurentiis apo emisarët e tij për të marrë stolin e Napolit”, thuhet në deklaratë.

“Ne kemi folur me trajnerin për këtë dhe ai ka një kontratë me kombëtaren deri në vitin 2026”.

Mancini ka qenë në krye të Italisë që nga maji i vitit 2018, duke fituar turneun Euro 2020 dhe dy herë në Final Four të Ligës së Kombeve, por gjithashtu nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Opsionet e lidhura me rolin e Napolit përfshijnë Luis Enrique-n, Julian Nagelsmann dhe Vincenzo Italiano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore