Euro 2020

Federata Angleze, falë Euro 2020, zgjidh borxhin me Qeverinë


Dy muaj pas finales së “Wembley” të Euro 2020, që Anglia e humbi përballë Italisë, lojtarët do të jenë në gjendje të marrin shpërblimet e premtuara.

Sipas raportimeve të britanikes “The Sun”, Federata Angleze e Futbollit (FA) tani është në gjendje të paguajë çdo futbollist që ishte pjesë e Euro 2020 me nga 300 mijë paund.

Po ashtu, FA do të shlyejë huan prej 175 milionë paundësh që ka ndaj Qeverisë, të marrë për të lehtësuar pasojat ekonomike nga coronavirus-i.

Të dyja pagesat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Fillimisht duhet të paguhet borxhi ndaj Qeverisë dhe, më pas, të jepen shpërblimet për pjesëmarrësit në Euro 2020.

FA kishte rënë dakord që mbante 60% të të ardhurave nga Euro 2020 dhe 40% të shpërndahej për lojtarët, trajnerët dhe pjesën tjetër të stafit.

Pandemia ishte një makth financiar për gjithë botën.

Normalisht preku edhe FA.

Shumica e sponsorve kërkuan rishikimin e marrëveshjeve, duke ulur edhe pagesat që shkonin në arkën e federatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore