Lajme

Faruk Mujka i Vetëvendosjes arrestohet për korrupsion


Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujku.

Në një aksion të Policisë së Kosovës, është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ishte nënkryetar në koalicionin e Vetëvendosjes me Agim Bahtirin.

Përveç postit si zëvendës-kryetar në Mitrovicë ai ishte një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes dhe kryetar i kësaj partie në Mitrovicë.

Lajmin për arrestimin e Mujkës fillimisht e ka dhënë portali Betimi për Drejtësi, medium që monitoron seancat gjyqësore në Kosovë.

Veç në Vetëvendosje, Mujka ishte raportuar të ketë qenë edhe pjesë e partisë së gruas së Slobodan Millosheviç, Mira Markoviç.

Mujka nuk i kishte mohuar këto raportime asnjëherë.

Në dhjetor të 2022, Faruk Mujka, kishte pranuar detyrën e tij zyrtarisht si kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Lajmin e kishte bërë vet të ditur Mujka, derisa ka thënë se është koha për një udhëtim të ri.

“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, kishte shkruar Mujka në ‘Facebook’.

Ai ishte shprehur se ndërmarrja “Ibër – Lepenc” është “tejet e rëndësishme” për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore