Lajme

Familjarët për Deklaratën për të pagjeturit: E mjegulluar dhe jo konkrete


Një bilbord ku janë shkruar emrat e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë. Foto: Valdrin Xhemaj.

Koordinatori i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, ka deklaruar se miratimi i deklaratës për Personat e Pagjetur mes Kosovës dhe Serbisë “është ende situatë e mjegulluar”.

Qerkini këtë deklaratë e ka bërë në kuadër të debatit, “Deklarata e përbashkët e Beogradit dhe Prishtinës – për të pagjeturit – mundësitë dhe pritjet”.

Ndër të tjera, ai kritikoi edh deklaratat e udhëheqësve politikë.

“Për ne familjarët është ende e mjegulluar dhe jo konkrete. Fillojnë të flasin politikanët për politikën që u konvenon. Unë qysh nga fillimi jam i kyçur në këtë proces. Nuk kam mundur ta gjej asnjë fjalë që nuk e kemi dëgjuar. Këto kanë qenë pjesë e strategjisë së 2010-s”, ka thënë ai.

Kryetarja e Shoqatës së të Pagjeturve në Shtërpcë, Jasmina Zhivkovi, ka potencuar se është e vështirë për familjarët që të flasin për marrëveshje politike apo deklarata politike.

Kryetarja e Shoqatës së të Pagjeturve në Shtërpcë, Jasmina Zhivkovi

“Vetë marrëveshje përbëhet nga 9 pika. I vetmi detyrim për të pagjeturit është gjetja e tyre. Ndoshta ka për t’u zhbllokuar procesi për të pagjeturit. Shpresa është ajo që na mban. Shpresa që ky proces, nuk duhet të ndërpritet dhe nuk mund të ndërpritet. Ne duhet të jemi në interesin e politikaneve”, ka thënë ajo.

Kurse nga Shoqata e Familjareve të të Rrëmbyerve dhe të Pagjeturve të Graçanicës, Silvana Markinkoviç, është thënë se kjo është çështje humanitare por që ka rezultuar të jetë politike.

“Të gjitha ishin nënshkruar në grupin që kryesohej nga Komisioni ndërkombëtar për të zhdukurit (ICMP), por nuk janë zbatuar”.

Shoqata e Familjareve të të Rrëmbyerve dhe të Pagjeturve të Graçanicës, Silvana Markinkoviç.

Deklarata për Personat e Pagjetur e cila u miratua më 2 maj në mes të Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç’it në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nuk e ka termin të zhdukur me dhunë (Enforced Disappearance) sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave të Zhdukur me Dhunë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por e ka termin të zhdukur me forcë (forcibly disappeared).

Që përbënë një terminologji jashtë konventave ndërkombëtare përmes së cilës nuk mund të kërkohet dëmshpërblimi/kompensimi.

Me marrëveshjen për Personat e Pagjetur Kosova e humbi mundësinë ta padisë Serbinë për gjenocid – ja pse

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore