Kosova

Falja e Kurban Bajramit në Prishtinë


Falja e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Pak pas orës pesë të mëngjesit, në oborrin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet, filluan të vinin besimtarë të fesë islame për të filluar faljen e namazit, i cili bëhet në mënyrën më solemne dhe shumë më i veçantë, veçanërisht në festë të Bajramit.

Xhamia e Madhe, e cila njihet edhe si Xhamia e Sulltan Mehmedi II, në Prishtinë, është objekti fetar, i cili mbledh më së shumti xhematë nga kryeqyteti i Kosovës.

Edhe për shkak të hapësirës më të madhe, kjo xhami strehon me qindra myslimanë, të cilët duan të falin namazin e Kurban Bajramit pas Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Namazi i Kurban Bajramit në Kosovë u fal në orën 05:51.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore